Gjyqtari Ilir Panda është dorëhequr si relator i shqyrtimit të kërkësës së masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë për konflikt interesi dhe është zëvëndësuar nga Sandër Simoni. Ky i fundit bashkë me dy anëtarë të tjerë të Kolegjit Penal Albana Boksi dhe Sokol Binaj do të shqyrtojnë vendimin që prishi Gjykata Kushtetuese, lidhur me lënien në fuqi të vendimeve të dhëna më herët nga shkallët e ulëta për masën e sigurisë arrest në burg ndaj Veliajt.
Pesë gjyqtarë të Kushteueses e cilësuan mbatjen në qeli të Veliajt jopropocionale, megjithatë do të jetë Gjykata e Lartë ajo e cila do të shqyrtojë edhe njëherë rekursin e Veliajt për tu liruar nga qelia.
Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, Ilir Toska dhe Sonila Bejtja dolën në mbrojtje të Erion Veliaj, duke kërkuar të shqyrtohet edhe njëherë masa e sigurisë dhe të argumentohet përsë është proporcionale arresti në burg, aq më tëpër kur Veliaj është ende kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Shkalla e tretë e gjyqësorit do të duhet të marrë parasysh edhe ndryshimin e vendimit unifikues lidhur me ccështjen e paraburgimeve dhe të argumentojnë përse duhet të lihet në fuqi vendimi i Apelit të Posaccëm dhe ai i Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion për Veliajt.
Ky i fundit prej shkurtit të vitit të kaluar mbahet në qeli si i dyshuar për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim deytre dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.
Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të Veliajt për tu liruar nga qelia ato nuk janë marrë parasysh, ndërsa SPAK ka mbajtur qëndrimin e zyrtari i lartë rrezikon arratisjen, dëmtimin e provave, intimidimin e dëshmitarëve dhe ndikimin në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në themel.



