Veliaj: Teatri Kombëtar do të shembet sapo kontrata e re të shkojë në Parlament

schedule14:06 - 23 Janar, 2020

schedule 14:06 - 23 Janar, 2020

Shtatë ditë pasi mori letrën e “Europa Nostras” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregon se nuk do të tërhiqet nga plani për të shembur  teatrin e vjetër kombëtar dhe ndërtuar një teatër të ri.  Kjo do të ndodhë  bëri të ditur kryetari i bashkisë sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.

“Sapo të ketë shkuar në Parlament kontrata e re, të jepet leja për teatrin e ri dhe në do të kemi teatrin më të bukur në rajon. E mertion Tirana që të mos shkojë në teatër me batanije. Ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni, por do të njoftohen që do të fillojë ndërtimi i teatrit të ri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës këtë e deklaroi ndërsa çelte konkursin ndërkombëtar për një tjetër godinë në Bulevardin e Ri. Atë të bashkisë së kryeqytetit e cila sipas Veliajt do ti hapë rrugë ndërtimeve në veri të Tiranës.

“Jemi në një bulevard i cili duhet të markohet me institucinet publike përpara se të zgjohet interesi i privatit. Kërkesat më të mëdha janë kryesisht të sektorit financë dhe teknologji, por ka edhe kërkesa për hotele”, tha Veliaj.

Por çfarë do të ndodhë me godinën e ekzistuese të bashkisë?

“Do të vahdojë të jetë selia e kryetarit të bashkisë, kushdo qoftë ai”, tha Veliaj

Ndërkohë ai tregoi se ku do të ndërtohen lagjet e reja të planifikuara pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Bashkia ka identifikuar pesë zona.

“Kemi identifikuar hapësirën Vaqarr, hapërsirën e re në Pezë, Ndroq, Zallherr dhe Baldushk”, tha më tej Veliaj.

Ndërsa godina e Bashkisë së Tiranës duhet të jetë 100% e ekologjike dhe të ketë hapësirë për 1200 vende pune.  Kompanitë që dëshirojnë të garojnë për ndërtimin e saj duhet të aplikojnë deri më 5 shkurt dhe brenda marsit duhet të paraqesin projektet e tyre./abcnews.al