Veliaj: Qyteti ka më shumë mirësi e dashuri se sa urrejtje e dhunë

schedule15:20 - 23 Nëntor, 2018

schedule 15:20 - 23 Nëntor, 2018

Tirana sipas kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ka më shumë mirësi e dashuri se sa urrejtje e dhunë. Kryebashkiaku komentoi protestën e një dite më parë pas aksionit të pastrimit që u zhvillua në kryeqytet.

Protesta e banorëve të Unazes së Re të Tiranës përpara paralamentit nuk kaloi pa vëmendje nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Pas aksionit të pastrimit me qytetarë, studentë e pedagogë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në parkun e liqenit artificial, Veliaj u shpreh se progresi në qytet nuk do të ndalet.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë. Dua t’i uroj Inës shërim të shpejtë! Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet.”

Kryebashkiaku i bëri thirrje banorëve të japin kontributin e tyre për një Tiranë më të pastër jo vetëm në ditë të caktuara./abcnews.al