Veliaj në Zall-Herr: Zona do transformohet, do jetë pjesë e projektit “100 lagjet”

schedule13:29 - 8 Qershor, 2019

schedule 13:29 - 8 Qershor, 2019

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi takim me banorët e Zall-Herrit në Tiranë, ku shpalosi projektet që do prekin këtë zone në 4 vitet e ardhshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vijoi fushatën për një mandat të dytë me banorët e Zall-Herrit. Teksa prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj shpalosi edhe projektet që do të transformojnë këtë zonë.

“Do vazhdojmë me sistemimin e asfaltit dhe mirëmbajtjes, në rrugën e Dritasit, në rrugën e fshatit Kallmet, rruga KAllmet-Pinar. Tani që na hapi koha do dyfishojmë prurjet që Bovilla sjell në filtrim. Kemi marrë një vendim që ka të bëjë më ndërtimin e shkollës së re në fshatin Dritas, një nevojë e jashtëzakonshme e komunitetit. Kemi edhe një projekt, që quhet “100 lagjet e Tiranës”. Duke qenë se Zall-Herri është pjesë eTiranës s’mund të themi një fshat këtu, një fshat atje”, tha Veliaj.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Zall-Herrit, Veliaj solli në vëmendje ato që ai i quajti “plagë të hapura” të lëna nga Luzim Basha, ndërsa nuk la lashtë vëmendjes as protestën e kësaj të shtune.

“Jo vetëm që nuk ke lënë një gjurmë kur ke qenë në pushtet, në Tiranë, por ke lënë vetëm plagë të hapura, duke filluar nga rruga Durrës Kukës, tek 21 janari, tek falja e detit dhe në fakt ka vetëm një parti që jo vetëm nuk fal detin por mban edhe premtimet e aleatëve që kanë ikur në rrugë të gabuar. “Kjo është arsyeja pse Lul Basha nuk do zgjidhet dot kurrë kryeministër, se pyetja e parë që një njeriu do i bëjnë është: Shoku, ti që vjen po aplikon për këtë punë, çfarë ke bërë më parë, që ta dimë? Secili prej nesh që shkon e aplikon për një vend pune i thonë, më përpara me çfarë je marrë, ke bërë ndonjë punë? Në momentin që përgjigja është po, kam qenë në Tiranë dhe më ngeci Sahati, po kam qenë në Tiranë dhe nuk mblidheshin plehrat, bëheshin mullar, po kam qenë në Tiranë, nuk bëra dot një kënd lojërash”, tha Veliaj.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Erion Veliaj theksoi se vota e 30 qershorit do të vendosë vulën për të transformuar edhe më tej Tiranën në 4 vitet e ardhshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!