Veliaj në Japoni: Bashkëpunim në fushën e emergjencave civile

schedule14:48 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 14:48 - 19 Dhjetor, 2018

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Japoni ku gjatë takimit me zyrtarët e lartë diskutoi për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Tokios, si dhe për menaxhimin e emergjencave civile dhe për transportin publik në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Japoni ku diskutoi për shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore, si dhe ato për një transport publik miqësor me mjedisin. Në takimin me Guvernatoren e Tokios, kryebashkiaku Veliaj foli edhe mbi rritjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve për një sërë projektesh konkrete.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: “Ajo që dakordësuam është se në fushën e emergjencave civile, vitin tjetër do të fillojmë një projekt të veçantë me Bashkinë e Tokios, kryesisht për të menaxhuar ato që shihen si më problematike, siç janë zjarret, përmbytjet apo të gjithë ndërhyrjet e tjera që duhet të bëjmë në një rrjet infrastrukture që e bën qytetin më të qëndrueshëm”.

Gjatë vizitës së tij në Tokio të Japonisë Veliaj zhvilloi një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona.

“Qeverinë japoneze e kemi pasur pranë në shumë nga transformimet e Tiranës, qoftë për projektin që po bëhet me qeverinë qendrore, lidhur me kanalizimet e ujërave të zeza të Tiranës dhe asaj që është impianti i Kasharit apo edhe në nivel bashkie, i kemi bërë me ndihmën e agjencive dhe kolegëve japonezë”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi gjithashtu rolin që luajnë dy ambasadat respektive në Tiranë dhe Tokio, si ura të forta bashkëpunimi, jo vetëm me shkëmbimet tregtare, por edhe në ato sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!