Mbyllja e pikave të basteve nga qeveria, duket se nuk ka mbetur jashtë vemendjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili e përmend shpesh në aktivitetet e tij që zhvillon në kryeqytet duke thënë se është një nga vendimet më të mira.
Nuk lë rast t’i ike pa folur kunder basteve. I tillë ishte dhe ai gjatë një aktiviteti në Shkollën “Kongresi i Manastirit” në Kombinat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili komentoi sërish vendimin e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve duke theksuar se u shërben për mirë edhe qytetarëve të Tiranës.
Kyebashkiaku Veliaj bëri të ditur se shkolla “Kongresi i Manastirit” tashmë është kthyer në një qendër komunitare e cila do të mund të shfrytëzohet nga të rinjtë për aktivitete kulturore e sportive dhe vlerësoi standardet e punimeve që ajo ofron.
Ndërkohë Bashkia Tiranë synon që në planet dhe projektet e saj ta kthejë çdo shkollë në qendër komunitare në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të merren sa më shumë me aktivitete fizike e sportive./abcnews.al