Veliaj: Linja e parë e autobusëve elektrikë në fund të janarit

schedule12:51 - 23 Janar, 2018

schedule 12:51 - 23 Janar, 2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi disa nga nismat e ndërmarra për ta bërë Tiranën një kryeqyetet miqësor ndaj mjedisit. Veliaj tregoi se 4 mijë biçikleta vijnë në kryqyetet në muajin shkurt dhe paralajmëroi linjën e parë të autobusëve elektrikë.

Në fund të janarit Këshilli Bashkiak do të vendosë për linjën e parë të autobusëve elektrikë që do të qarkullojnë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se propozimin e ka bërë gati.

Por kryebashkiaku thotë se synon që në Tiranë biçikleta të jetë me atraktive se autobusi. Muajin që vjen kryeqytetit do t’i shtohen katër mijë dyrrotakë, të cilët qytetarët do të mund t’i përdorin me çmim konkurues.

Nismat vijnë për njeë Tiranë miqësore ndaj mjedisit.  Aktualisht në kryeqytet operojnë tri kompani taksi elektrike, por nëse dikush tjetër kërkon licensë kryebashkiaku garantoi se do ta marrë brenda 24 oreve./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!