Veliaj kërkon lirinë, ja kur shprehet Gjykata e Lartë

schedule13:03 - 18 Shtator, 2025

schedule 13:03 - 18 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë më 2 tetor do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Erion Veliajt për lirimin nga qelia. Gjyqtarja Albana Boksi do të vendosë mbi kërkesën e kryetarit të bashkisë në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Ndërsa më 29 shtator, në Gjykatën e Posaçme, pritet të mbajë edhe seancën paraprake për sa i përket dosjes hetimore për Erion Veliajn, bashkëshorten Ajola Xoxën dhe të pandehurit e tjerë.

Gjyqtarja e Posaçme, Etleva Deda do të vendosë nëse dosja me hetimet e SPAK, do të kalojnë apo jo për gjykim. Më 10 shtator të këtij viti, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, të arrestuar në muajin shkurt.

Veliaj do të përballet n gjykatë për 5 akuza të prokurorisë. Përveç akuzave për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futjes së sendeve të jashtëligjshme në qeli Veliajt i janë rënduar sërish pozitat penale pasi akuzohet edhe për shpërdorim detyre.

Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!