Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu bashkua nismës së Presidentit të Republikës Ilir Meta “Java e Fëmijëve Jetimë”. Sipas Veliajt të gjithë fëmijët kanë të drejtë të rriten njësoj, pa u paragjykuar, ndërsa institucionet shtetërore kanë detyrimin të krijojnë kushte me miqësore për ta.
Ndërsa Ilir Meta ishte në Gjilan të Kosovës, Erion Veliaj i shkoi në Presidencë.
Kryebashkiaku i Tiranës iu bashkua nismës së Presidentit të Republikes në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të strehës së pare vorfnore.
Në javën e fëmijëve jetimë insitucioni i Presidencës çeli dyert për të mirëpritur fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” dhe ato të shkollave nëntë vjeçare të kryqyetit.
“Për shumë kohë Presidenca ka qenë një mjedis hermetik, ku vinin vetëm disa burra të mërzitshëm për t’u marrë me demek me punë të mëdha, ndërkohë që kjo është një godinë, një ndërtesë, një institucion i gjithë popullit dhe mbi të gjitha, edhe i fëmijëve. Më vjen mirë që më në fund edhe Presidenca është hapur ndaj publikut, sidomos ndaj fëmijëve. Kështu që, sot meqë është ditë me shi, ditë me erë, kemi marrë atë super këndin e lojërave aty jashtë dhe e kemi sjellë këtu. Shumë faleminderit Presidentit, këshilltarëve dhe gjithë stafit”,
Në materialin e shpërndarë nga zyra e shtypit e bashkisë kryebashkiaku Erion Veliaj i kujton insitucioneve shtetërore dhe shoqërisë detyrimin që të krijojnë kushte dhe mjedis miqësor për këta fëmijë.
“Një nga gjërat që unë kam kuptuar është që asnjë njeri në Botë nuk ka të drejtën që të na dekurajojë për diçka që nuk e kemi pasur në dorë, për diçka që nuk ka qenë në fuqinë tonë, për diçka që nuk kemi arritur ta ndryshojmë dot. Askush nuk duhet lejuar t’i thotë dikujt se ky është jetim, ndaj ta trajtojmë si gjynah, sikur i ka ndodhur diçka që nuk e rikuperon dot. Po, jeta ka sfida, por unë besoj se kush i kalon mirë këto sfida, kush i kalon me guxim, me optimizëm, bëhet fantastik dhe i dobishëm, edhe i mençur, edhe i zgjuar”, deklaroi Veliaj.”
Kryetari i Bashkisë thote se sot ekzistojnë të gjitha mundësinë që në institucionet sociale dhe në shkolla fëmijët të rriten njësoj dhe të mos paragjykohen.
“Sot kemi një shërbim shumë herë më dinjitoz në shtëpitë e fëmijës apo në shkollë. Edhe mësuesit, kujdestarët, psikologët janë shumë herë më të dobishëm për të na ndihmuar se si ta kalojmë këtë fazë të vështirësisë në jetë. Por, pastaj të gjithë e dimë që jeta kjo është, disa herë ulemi dhe disa herë ngrihemi. Pyetja nuk është: a do kemi vështirësi në jetë, por a do ngrihemi menjëherë në këmbë sapo të rrëzohemi?”
Ndërkohë Veliaj shtoi se në përballimin e kësaj sfide shoqëria ka filluar të ndërgjegjësohet dhe të ofrojë kontributin e vet për të gjithë ata që janë të pamundur apo që jeta i ka sjellë një situatë jo të mirë./abcnews.al
https://youtu.be/yKx3M4Mw-j4