Veliaj: “Guximi i dhjetoristëve, ’90 shembull për të rinjtë e sotëm”

schedule16:33 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 16:33 - 8 Dhjetor, 2017

Me përballje brezash e përkujtoi Bashkia e Tiranes 8 dhjetorin e viteve ’90. Kryebashkiaku Erion Veliaj apeloi qe guximi i dhjetoristëve ’90 të jetë shembulli i të rinjve sot, për të bërë një vend më të mirë.

Ish-studentë të viteve ’90 përballë të lindurve në dhjetor ’90.
Me një përballje brezash e kujtoi Bashkia e Tiranës ditën e rinisë.
Kujtime nga ajo kohë përcolli edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Për mua, prezantimi i parë me Shqipërinë ishte Qyteti Studenti, pasi aty, ti kuptoje që njerëz nga çdo cep i Shqipërisë kishin një hapësirë ku ishte i gjithë mozaiku i Shqipërisë, çdo fije e shoqërisë sonë dhe ndoshta ishte kampioni më i mirë që përfaqësonte se çfarë mendonte e gjithë Shqipëria, pavarësisht se atëherë nuk lejohej media e lirë. Privilegji ynë ishte që ishim një lagje afër Qytetit Studenti dhe merrnim vesh çfarë bëhej”.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë apleoi para të rinjve që guximi i dhjetoristëve që ndryshuan një situatë e cila dukej e pandryshueshme t’u shërbejë për të qenë aktiv për një shoqëri më të mirë.

“Jam i sigurt, në atë kohë jo të gjithë ishin dhjetoristë, kishte disa njerëz që thoshin: E ç’më duhet mua! Edhe sot, në fakt një pjesë e madhe e shoqërisë thotë ta bëjë dikush tjetër. Pyetja është: nëse duam ndryshim, nëse duam që ky qytet, ky vend të ndryshojë, kush do ta bëjë përveç nesh?! Në qoftë se nuk e bëjnë njerëzit e ftilluar, gjasat janë që, si në 8 dhjetorin e ‘90, në atë kohë, kush ishte i ftilluari i klasës, që kishte aftësi lidershipi, që organizonte njerëz, që i dhimbte për gjërat, që shikonte një padrejtësi dhe donte të reagonte dhe në atë vend kush ishte kremi i asaj gjenerate, po të shikoni është kremi edhe sot, sepse që në atë moshë pak a shumë pikaset se kujt i dhemb dhe kush ka një mision përtej egoizmit të vet. Unë besoj që kjo është e vërteta sot. Gjasat janë që nëse jeni një aktivist sot, do të jeni lidershipi i Shqipërisë nesër”.

Ndërkohë që për të evokuar ngjarjet e atyre ditëve për të rinjtë sot në ambientet e Qendrës TEN u shfaq dokumentari “8 Dhjetor 1990 – 27 vite pas”./abcnews.al

https://youtu.be/eeOcvX56ZOk

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!