Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kryebashkiaku do të dërgohet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj, tha për ABC News se kryetari i bashkisë së Tiranës do të paraqitet në paraburgimin e Durrësit, mëngjesin e të enjtes.
“Prania e tij do të jetë nesër në paraburgimin e Durrësit. Informacionet janë të tërthorta, pasi nga kryeqyteti thonë se do të niset, por burime të sigurta më konfirmojnë se do të mbërrijë mëngjesin e nesërm”, tha për ABC News, gazetari Leonidha Musaj.
/abcnews.al/


