Veliaj dhe Fleckenstein përurojnë qendrën sociale te Bregu i Lumit

schedule13:33 - 6 Prill, 2018

schedule 13:33 - 6 Prill, 2018

Një qendër e re komunitare është ngritur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Bregut të Lumit, financuar me fonde të BE. Në të do të marrin shërbime fëmijë dhe familje në nevojë.

Tiranës i shtohet edhe një qendër e re komunitare, ku do përfitojnë shërbime sociale 170 familje në nevojë dhe 300 fëmijë të moshës 4 deri 15 vjeç, banorë të njësive 4 dhe 8.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, përuruan Qendrën Komunitare Multifunksionale pranë Bregut të Lumit.

Knut Fleckenstein: “Jam shumë i lumtur që më ftuat këtu dhe jam shumë i lumtur që Bashkimi Europian dha disa para që ju mund t’i përdorni sepse jo gjithmonë politikanët japin para. Së dyti, do të doja t’u them pse po e bëjmë një gjë të tillë, pse kryebashkiaku po e bën një gjë të tillë, pse Bashkimi Europian po e bën një gjë të tillë: Ne duam t’ju ndihmojmë që të bëheni të fuqishëm dhe të mençur. Dua që të më premtoni që kur ju të rriteni, të bëheni më të fuqishëm, të jeni ju ata që do të kontribuoni në këtë vend që të bëhet më i mirë”.

Veç edukimit të fëmijëve, kjo qendër synon gjithashtu gjithëpërfshirjen dhe integrimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, përmes programeve specifike të asistencës, orientimit e sigurimit të shërbimeve përkatëse.
Qendra Komunitare Multifunksionale ishte objekti i tretë që u ndërtua nga Bashkia e Tiranës në zonën e Bregut te Lumit, me mbështetjen e BE-së, pas ndërtimit të shkollës “Ardian Klosi” dhe një kopshti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!