Vedat Muriqi te Lazio? Fenerbahce del me komunikatë zyrtare

schedule23:19 - 9 Shtator, 2020

schedule 23:19 - 9 Shtator, 2020

Vedat Muriqi mezi pret që të transferohet te Lazio. Klubi i Fenerbahce ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim dhe bën me dije se kanë nisur bisedimet me klubin italian për transferimin e gjigantit nga Prizreni.

Në fakt të gjithë presin zyrtarizimin, pasi u bënë rreth dy javë që mediat shkruajnë çdo ditë për këtë lëvizje dhe kanë raportuar vlera të ndryshme, nga 15, 18 në 20 milion euro.

Klubi turk është munduar t’i zgjatë bisedimet, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga autori i 15 golave. Muriqi luajti vetëm një vit me gjigantin turk, duke e konfirmuar veten si lojtar dhe ofertat për të kanë qenë të shumta. / abcnews.al