Vedat Muriqi me “valixhet” gati, gjiganti turk tenton huazimin

schedule11:12 - 4 Maj, 2021

schedule 11:12 - 4 Maj, 2021

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë të tregojë vlerat e tij më të mirë në Serie A me fanellën e Lazio. Italianët paguan rreth 20 milion euro për transferimin e tij dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Sulmuesi i Kosovës, i cili është aktivizuar në 22 ndeshje dhe kryesisht si zëvendësues, mund të largohet që këtë verë nga Lazio.

“Sabah” në Turqi raporton se Muriqi ka marrë një telefonatë nga Emre Belozoglu. Në këtë telefonatë është biseduar për mundësinë e një rikthimi te Fenerbahce, qoftë edhe në huazim. /abcnews.al