Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama: Anri Kashiku do të shpallet Dëshmor i Atdheut

schedule16:40 - 15 Korrik, 2022

schedule 16:40 - 15 Korrik, 2022

Anri Kashiku do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, pasi dha jetën e tij mes dallgëve të plazhit të Durrësit për të shpëtuar vëllanë e tij dhe një shok.

Kryeministri Edi Rama i dorëzon familjes Kashiku statusin “Dëshmor i Atdheut” për Anri Kashikun, të riun që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të mitur në plazhin e Durrësit.

‘Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.’- shkruan Rama.

Si ndodhi ngjarja? 

Vëllai i Anri Kashikut, i riu që u mbyt dje në Durrës ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Në dëshminë e tij dhënë për policinë, të siguruar nga gazetari Leonidha Musaj, i mituri tregon se bashkë me shokun e tij u futën në det dhe shkuan thellë pasi në breg ishte i turbullt. Ai thotë se deti ishte i trazuar dhe dallgët nuk i linin që të ktheheshin.

Për pasojë, thotë ai kanë thirrur për ndihmë dhe janë afruar roja që ishte shoku i tyre dhe vëllai i tij. I mituri tregon më tej se për t’i nxjerrë kanë përdorur një barkë, por në të nuk ka mundur të ngjitej Anri.

Lexo edhe: “Erdhi me mua të shpëtonte vëllain dhe shokun”, flet roja: Si u zhduk në detin e trazuar Anri Kashiku

“Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjereë që punojnë tek plazhi, kamarierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi.

Aty po thërrisnim, ndihmë-ndihmë po s’po na dëgjonte njeri pasi kishte shume ere të fortë. Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjëndje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone.

Lexoni këtu gjithçka nga Anri Kashiku

Na ngjitën larte në barke dhe pastaj na nxorën në breg. Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vone e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend”, ka deklaruar ai.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!