Këtë të hënë është përcjellë për në banesën e fundit 71 vjeccari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ceremionia është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe pjesmarrëse në këtë ceremoni ka qenë vetëm bashkëshortja e 71 vjeccarit F.M. me origjinë nga Kuccova.
71-vjeçari ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve. Ndërkohë bëhet me dije se i moshuari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.
Ndërkohë bashkëshortja e tij prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi pozitiv me koronavirus.
Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit./abcnews.al