Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur të paktën 75 persona, një shifër teje e ulët krahasuar me muajt e mëparshëm, duke e çuar në 33.415 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit autoritetet vendase kanë regjistruar vetëm 355 të sëmurë duke e çuar në 223.019 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Një ditë më parë në Itali vdiqën 111 pacientë nga koronavirusi, prandaj bilanci i sotëm u ka dhënë më shumë shpresë italianëve.
Krahasuar me një ditë më parë fatmirësisht edhe numri i rasteve të reja është ulur, pasi dje u regjistruan 416 raste, ndërsa sot janë infektuar 355.
Në rang global janë shënuar 6,207,721 të infektuar, 372,036 viktima dhe 2,769,850 milionë të shëruar, deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.
Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA.
Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 33.415 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima./abcnews.al



