Vdes një polic spanjoll pas përleshjeve me tifozët rusë

schedule09:20 - 23 Shkurt, 2018

schedule 09:20 - 23 Shkurt, 2018

Një polic spanjoll ka vdekur pasi forcat e sigurisë janë përleshur me tifozët e klubit rus të futbollit, Spartak Moska, në qytetin Bilbao të Sanjës, ku është zhvilluar një ndeshje e Ligës Evropiane.

Incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ka rritur shqetësimet pasi Rusia, pas më pak se katër muajsh, do të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Autoritetet baske në veri të Spanjës thanë se polici dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër, pas përleshjeve me tifozët jashtë stadiumit San Mames, ku është zhvilluar ndeshja midis Atletiko Bilbaos dhe Spartak Moskës.

Në incident është plagosur edhe një rus, ndërsa janë arrestuar pesë veta, tha policia.

Të enjten, policia gjermane ka arrestuar një rus të dyshuar për plagosjen serioze të një tifozi britanik të futbollit, gjatë Kampionatit Evropian në Francë, dy vjet më parë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!