Një grua 40-vjeçare ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur të dielën në maternitetin e Kukësit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vdekjeje, por Policia dhe Prokuroria vendore kanë nisur hetimet.
Viktima, Nurije Poçi, do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë. Në një deklaratë të Spitalit të Kukësit thuhet se gruaja disa herë në shtëpi kishte tentuar të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital ne gjendje të rënduar me hemoragji.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes, të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm, por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës./abcnews.al