Vdes në spitalin e Tepelenës 10 vjeçari me grip

schedule13:30 - 5 Mars, 2018

schedule 13:30 - 5 Mars, 2018

Një fëmijë dhjetëvjeçar ka humbur jetën gjatë një gjendje gripale. Mjekja thotë se ai vuante dhe nga migrena, sikurse tregon që prindërit e morën në shtëpi kur duhet ta dërgonin në spitalin e Gjirokastrës për ta parë një pediatër. 

Mungesa e mjekëve dhe mos bindja e prindërve ndoshta i kushtuan jetën dhjetëvjeçarit Fabrio Iljazi  gjatë një gjendje gripale me temperaturë.

Mbrëmjen e së dielës, prindërit e  dërguan në spitalin e Tepelenës, por kur mjeku roje i kërkoi që fëmija të nisej për në Gjirokastër, ata e rimorën në shtëpi. Aty ku dhe gjendja e tij u përkeqësua për shkak se vuante nga migrena. Në rrugëtimin e dytë drejt spitalit në mëngjes fëmija humb jetën.

Është parë fëmija është bërë ultrakorteni me konsensusin e familjarëve, fëmija është dërguar në gjendje të përgjithshme të mirë. Sot në orën 4 në mëngjesit familjarët janë paraqitur me fëmijën e vdekur, pa shenja jetem pa frymëmarrje pa puls central”- tha mjekja.

Vetë babai i fëmijës pranon versionin e mjekes. Atij i rekomanduan që vogëlushi të shikohej nga një pediatër, i cili mungon në spitalin e Tepelenës.

Nuk e çova unë se djali u bë më mirë edhe dje në shtëpi llafoste me mua”- shprehet babai.

Prej më shumë se një viti spitalet e qyteteve të Qarkut të Gjirokastrës ofrojnë vetëm shërbime ambulatore.

Aty nuk ka mjekë dhe as specialistë. Për këtë asrye rastet emergjente nisen për në spitalin e Gjirokastrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!