Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës / Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

schedule14:52 - 27 Gusht, 2026

schedule 14:52 - 27 Gusht, 2026

Vdes në qeli “kasapi i Bosnjes” Ratko Mlladiç.

Mladiç ndërroi jetë pas një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Vendimi i gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vdekja vjen vetëm një ditë pasi u raportua se Gjykata e Hagës kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij për arsye humanitare, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar rëndë.

Serbinë dhe nacionalistët serbë, figura e tij ka pasur një peshë shumë më të gjerë.

Ai shihej nga një pjesë e serbëve si një figurë ushtarake që mbronte interesat e serbëve në Bosnje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!