Berisha “vdes” dakordësinë/ Foltorja kërkon ta fusë në grup. Përjashtohet Flamur Noka

schedule10:50 - 6 Qershor, 2024

schedule 10:50 - 6 Qershor, 2024

Sali Berisha rindezi tensionin në Parlamnet, pas paqes së vendor nw fillim tw marsit mes maxhorancës e opozitës.

Nuk ishte prania e tij por vetëm emri që e risollën demokratët e grupit të tij sërish në Parlament, dy javë para se të bie gongu i 6-muajve muajve mungesë në seancë për shkak të arrestit shtëpiak.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ndryshoi qëndrim, që Berisha të vijojë të jetë jashtë grupit parlamnetar demokrat, pavarsisht një kërkese të ribërë nga ana e Foltores, që mban datën 29 maj por që askush këto ditë nuk kishte folur për të.

Nikolla sakaq pranoi ndryshime të tjera të grupit demokrat, që prekin grupin e  Lulzim Bashës.

Kreu i PD-së së vulës nuk ishte në seancë. As Basha dhe asnjë prej të tijve.

Grupi i Rithemelimit riktheu zhurmën edhe për një kërkesë të tyre, për mocion me debat.

Kartonët e kuq të maxhorancës e rrëzuan mocionin, që u inicua pas dokumntarit të RAI3.

Flamur Noka do të jetë sërish i ndëshkuari.

Paralelisht opozita protestoi me djegie gomash në hyrje të sallës parlamentare, një protestë e cila vjen pak ditë pasi gjykata e apelit do të duhet të vulos faktin e logos së PD-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!