Dy muajt e fundit të vitit të shkuar shënuan numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.
1181 humbje jetë prej koronavirusit raportoi Ministria e Shëndetësisë nga fillimi i pandemisë deri ditën e fundit të 2020-ës .
672 viktima rezultojnë të jenë shënuar vetëm përgjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Situata paraqitet më tragjike nëse I referohemi të dhënave të Gjendjes Civile raportuar nga Monitor pasi këto dy muaj u regjistruan 64% e totalit të vdekjeve shtesë për të gjithë 2020-n.
Humbjet e jetëve vetëm në nëntor pësuan një rritje me 111% krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të mëparshëm.
Gjatë këtij muaji sipas të dhënave të Gjendjes Civile u shënuan 3370 viktima ose 112 persona në ditë. 53 humbje jetë në ditë më shumë se nëntorin e 2019.
Përkeqësimi i situatës vijoi në dhjetor ku u shënuan rreth 4160 humbje jete ose 98% më shumë se e njëjta periudhe e vitit para. Çdo ditë u regjistruan 134 vdekje ose 68 më shumë se një vit më parë.
Të dhënat e Gjendjes Civile nxorën në pah se gjatë të gjithë vitit 2020 humbën jetën rreth 28 mijë persona, rreth 6 mijë ose 28% më shumë se mesatarja e viteve 2015- 2019.
Ndërkohë Covid-19 sipas Eurostat ka rritur vdekshmërinë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, por asnjë shtet nuk ka pasur një rritje të humbjeve të jetëve me 100% ndërsa Shqipëria e tejkaloi këtë vetëm në nëntor.
Muajin e parafundit të vitit rekordin në BE e mban Polonia, me rritje të fataliteteve prej 97% dhe Sllovenia me 91%.
Viktima të Covid-19
1181 Mars- Dhjetor
672 Nëntor- Dhjetor
Burimi; Ministria e Shëndetësisë
Viktima të Covid-19
Nëntor 3370 ose 112 çdo ditë
Dhjetor 4160 ose 134 çdo ditë
Burimi; Gjendja Civile/abcnews.al/