Një polic në St. Louis të Shteteve të Bashkuara ka vdekur nga plagët e marra në kokë pasi u qëllua nga një person i armatosur. 29-vjeçari, Tamarris L. Bohannon, ka shërbyer për rreth 3 vite e gjysmë dhe është polici i parë që vritet që nga viti 2011.
Officer Tamarris L. Bohannon dedicated over three and a half years of service to the citizens of the City of St. Louis.
We will be deeply missed. https://t.co/pyE6QdQ3Uk pic.twitter.com/qXFn0AiqYg
— St. Louis, MO Police (@SLMPD) August 31, 2020
Gjithashtu është plagosur edhe një polic tjetër. Zyrtarët policorë ishin në një operacion pas një telefonatë të marrë se ishin dëgjuar të shtëna. Pas mbërritjes në vendngjarje një person i armatosur qëlloi policin e ndjerë në kokë, ndërsa policin tjetër në këmbë. Shefi i policisë lokale, John Hayden, tha se zyrtarët po përpiqeshin të bënin punën e tyre kur papritmas u përballën me të shtëna.
Çifti që u përball me personin e armatosur arriti të shpëtonte pa lëndime, ndërsa policia i paralajmëroi banorët e zonës që të qëndrojnë brenda në shtëpi gjatë kohës së zhvillimit të operacionit.
Autori u arrestua dhe u dërgua në polici rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit sipas orës lokale. Kryebashkiaku Lyda Krewson e quajti vdekjen e tij një “tragjedi”, në një deklaratë.
Mrs. Clay and I extend our deepest sympathies to Officer Bohannon’s wife, his children, and his brothers and sisters at @SLMPD. #STLHero #SLPD Louis officer shot in Tower Grove South responding to call has died | Law and order | https://t.co/8Tm4nhjUqG https://t.co/vEz2he9Hcp
— Lacy Clay MO1st (@LacyClayMO1) August 31, 2020
Ai tha: “Jam zemërthyer për shkak të vdekjes në detyrë së oficerit Tamarris L. Bohannon të Departamentit të Policisë të St. Louis. Unë kam pasur privilegjin ta njoh familjen e tij. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe jashtëzakonisht krenarë për mënyrën se si ai i shërbeu dhe mbrojti komunitetin tonë për më shumë se tre vite./abcnews.al