Vdekja e Ilvi Metës, Mahila: Presim përfundimin e hetimeve, strukturat tona vepruan menjëherë

schedule11:19 - 6 Maj, 2022

schedule 11:19 - 6 Maj, 2022

Nga Vlora nga ku vizitoi Gjendjen Civile, zv/ministri i Brendshëm Andi Mahila është pyetur nga gazetarët edhe për ngjarjen e rëndë në një komisariat të Kavajës, ku një i ri dyshohet t’i këtë dhënë fund jetës.

Mahila tha se për momentin çështja është nën hetim dhe duhet pritur që të dalin rezultatet. Megjithatë, ai theksoi se reagimi nga strukturat në varësi të ministrisë së Brendshme ka qenë i menjëhershëm.

“Kjo është një çështje në hetim, dhe kur është në hetim pritet të dalin rezultatet. Ajo që di të them është strukturat e varësisë së Ministrisë së Brendshme, dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë vepruar në mënyrë të menjëhershme për të nisur hetimet. Kanë dalë vlerësimet paraprake, të presim deri në fund…” 

Lexo edhe: “E dhunuan psikologjikisht dhe i fikën cigaren në trup” Abc zbardh zbardh bisedën mes policëve të arrestuar dhe familjarit për vdekjen Ilvi Metës

Kujtojmë se 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës ndërsa ndodhej në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës duke u vetëvarur. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ditën e djeshme u ngrit një grup hetimor, si dhe gjatë natës u arrestuan dy efektivët Bexhet Berberi dhe Rushit Kola dhe oficeri i rojës Petrit Brahimaj.

Ndërkohë babai i viktimës, Agim Meta, në një komunikim për Abcnews.al, deklaroi se nuk besonte tek versioni i policisë, pasi djali i tij nuk kishte probleme.  Sipas Agim Metës, djali i tij 31-vjeçar njihej nga të gjithë si një djalë i qetë dhe pa probleme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!