Lidhësja e bluzës e varur mbi hekura, publikohet foto nga qelia ku dyshohet se u vetëvar Ilvi Meta

schedule18:57 - 5 Maj, 2022

schedule 18:57 - 5 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik një ditë më parë, pasi 31-vjeçari Ilvi Meta, sipas policisë vari veten në Komisariatin e Kavajës me lidhësen e bluzës.

Abc ka siguruar foton nga qelia ku sipas policisë 31-vjeçari Meta ka varur veten. Siç shihet edhe në foto në hekurat e qelisë është e lidhur edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta vari veten.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ditën e djeshme u ngrit një grup hetimor, si dhe gjatë natës u arrestuan dy efektivët Bexhet Berberi dhe Rushit Kola si dhe oficeri i rojës Petrit Brahimaj.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen babai i viktimës, Agime Meta, në një komunikim për Abcnews.al, deklaroi se nuk besonte tek versioni i policisë, pasi djali i tij nuk kishte probleme psiqike.

Sipas Agim Metës, djali i tij 31-vjeçar njihej nga të gjithë si një djalë i qetë dhe pa probleme.

/Abcnews.al/