Vdekja e 7 vjeçares, policia e paaftë të kontrollojë plazhet

schedule20:37 - 2 Gusht, 2022

schedule 20:37 - 2 Gusht, 2022

Policia u tregua edhe njëherë e paaftë të parandalojë ngjarje tragjike në vend, pasi krimi për një javë tronditi zonën e Kurbinit nga atentatet, sot një drejtues policie në vend që të mbronte jetën e qytetarëve, shkaktoi një viktimë.

Ngjarja e Potamit është një këmbanë alarmi për strukturat e policisë. Jo pak herë në ditët e fundit drejtuesit e rendit, kryesisht në zonat bregdetare propaganduan sukseset ndaj shkelësve të detit.

Blutë e Shëngjinit ,Lezhës dhe Vlorës dy ditë më parë vrapuan për të informuar publikun mbi aksionet.

Por faktet tregojnë punën e tyre të dobët. Në dy javë nga manovrat e rrezikshme me mjetet lundruese pranë bregut të detit mbetën të plagosur një 7 vjeçare, një çift bashkëshortësh dhe sot një fëmijë humbi jetën.

Përballë këtyre shifrave vjen edhe reagimi i drejtorit të policisë së shtetit, i cili bëri gjënë minimale duke e përjashtuar nga detyra Arjan Tasen. Vendim i njëjtë me shkarkimet që kreu në zinxhirin komandues pas atentateve të dy javëve të fundit në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!