Vdekja e 51-vjeçarit në vendin e punës, Gjykata merr vendimin për 3 të arrestuarit në Durrës

schedule12:01 - 10 Maj, 2022

schedule 12:01 - 10 Maj, 2022

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Leonart Pule, Enea Xoxi, Rauf Kaci të arrestuar pas vdekjes së një 51-vjeçari në kantierin e ndërtimit në Durrës.

Ata u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës, 7 maj në zonën e Spitallës në Durrës, ku po ndërtohen shtëpi të banoreve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Genci Spaho, 51-vjeç, babai i dy vajzave, i cili kishte rreth tre jave që ishte punësuar në kompaninë e ndërtimit është rrëzuar nga objekti.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit dhe më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar por nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të shumta që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.  Ndërkohë familjarët jashtë kamerave thonë se do të ndjekin rrugë ligjore për të zbuluar të vërtetën.

Sipas familjarëve, në kartelën e vdekjes është shënuar sikur 51-vjeçari ka humbur jetën si pasoje e një aksidenti, ndërsa theksojnë se ka vdekur teksa po punonte si pasojë e mungesës së kushteve teknike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!