Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan, dhjetra qytetarë protestë me familjarët

schedule11:05 - 25 Prill, 2019

schedule 11:05 - 25 Prill, 2019

Shumë qytetarë u mblodhën paraditen e sotme në hyrjen e maternitetit të Elbasanit, në mbështetje të familjarëve të Rexhina Debroves, vajzës që humbi jetën pas operacionit të lindjes. Ftesës së familjarëve për të protestuar, i janë përgjigjur nënat dhe vajzat e reja të qytetit të Elbasanit. Me pankarta në duar, ato kërkojnë drejtësi dhe dënimin e fajtorëve. “Këtu do mblidhemi çdo ditë derisa drejtësia të vihet në vend”, thonë familjarët. Një ditë më parë dy mjekët e arrestuar, u lanë të lirë dhe do të hetohen në gjendje të lirë sipas vendimit të gjykatës. Familjarët protestuan ditën e djeshme para gjykatës me beben e sapolindur në krahë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!