“Vazhdova shkollën 10 vite me vonesë”, rrëfehet Pervathi: Studentët e tjerë mendonin se isha profesori

schedule13:05 - 17 Mars, 2023

schedule 13:05 - 17 Mars, 2023

Përpos karrierës, piktori Pashk Pervathi, ka ndarë detaje edhe nga jeta e tij private gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ai është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar kohën kur nisi studimet në Akademinë e Arteve 10 vite me vonesë. Pashku tregoi se të gjithë studentët e tjetër e merrnin për profesor, por ai ishte si ata.

Sakaq, ai theksoi se ishin të tjerët ata që e shtynë të ndiqte shkollën, edhe pse kishte një karrierë të konsoliduar si piktor.

Fillimet i kam pasur të vështira, se nuk i kam pasur si të tjerët. Kam bërë shkollën e mesme, pastaj kam bërë ushtrinë, kam konkuruar dhe nuk kam fituar. Kam bërë ushtrinë, jam martuar, kam qenë mësues, kam punuar 4-5 vite mësues dhe mbas 10 vjetësh nga shkolla e mesme më nxitën disa njerëz të mitë këtu në Tiranë. Thonin: ‘Ky njeri pse nuk ka bërë shkollën’. Unë nuk e kisha bërë shkollën, sepse u bëra baba herët dhe ju ktheva punës, ekspozoja ekspozitat në Tiranë. Unë kam shkuar me 10 vjet vonesë në Akademinë e Arteve. Kisha një profil të krijuar, edhe në Galerinë e Arteve kisha dy piktura përpara se të shkoja në Akademi. Kisha studentë më të rinj, por edhe një vajzë, e cila ishte 2 javë më e madhe sesa unë dhe unë i thoja, që jam mbas teje, ti je më e vjetër sesa unë. Dy javët e para ishte e tmerrshme, mendoja se kur do hyja atje të gjithë do të më shohin mua. Kur hyja te mensa e studentëve, mendoja se të gjithë do më shikonin mua, por për fat aty kishte studentë pasuniversitar dhe unë përzieve me ata. Kishte raste dhe kur më thoshin që isha komandant brigade në aksion dhe më thoshin studentët e dramës dhe të muzikës, profesor mirëmngjes, përshëndetje profesor dhe kur erdhën në auditor ata e panë që unë nuk isha profesor por student si ata”, u shpreh Pervathi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!