Duket se këtë sezon kampionateve u kanë dalë “pronarët”.
Të paktën, kjo mund të thuhet për Anglinë, Spanjën, por edhe për Gjermaninë.
Bajerni ka bërë që të harrohet dështimi I dy sezoneve më parë, kur Leverkusen e turpëroi dhe ia mori titullin, po ashtu edhe Kupën.
Rekordmenët e titujve në Bundesligë arritën fitoren e katërt në 4 ndeshje, dhe heroi kryesor ishte ai që pritej, Harri Kejn.
Kapiteni I Anglisë shënoi 3 gola në suksesin 4-1 në fushën e Hofenhajmit dhe bavarezët janë kthyer në dominimin e dikurshëm.
Serzh Gnabri ishte autor I një tjetër rrjete fare në fund, ndërsa Çufal realizoi për vendasit.
Bajerni ka 4 fitore në 4 ndeshje, ka shënuar 18 gola, e kjo do të thotë 4.5 rrjeta për çdo sfidë.
Trajneri Vinsent Kompani duket se po ia merr dorën skuadrës më të madhe të Gjermanisë dhe njërës nga më të mëdhatë në botë.
Titulli I fituar vjet është provë, po ashtu fillimi I këtij edicioni, si dhe gjysmëfinalet e Kupën e Botës për Klubet, kur gjigandët e Mynihut u eliminuan nga Paris SG duke qenë krejtësisht të pafat.


