Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vazhdon “dyndja”, radhë të gjata në tregun e ish-Kombinatit

schedule09:46 - 11 Prill, 2020

schedule 09:46 - 11 Prill, 2020

Tregu i Kombinatit gjatë gjithë kohës ka qenë problem për fluksin e qytetarëve dhe për krijimin e radhave.

Edhe ditën e sotme është parë fluks qytetarësh që bëjnë pazarin.

Gazetarja Xhensila Kodra raportoi për ABC News se në këtë treg ka një fluks të shtuar të qytetarëve duke krijuar radhë në hyrjen e tij.



Ndërkohë që ushtria, policia dhe bashkia, ndodhet në hyrje të këtij tregu duke mbajtur rregullin e distancimit dhe ruajtjen e radhës nga qytetarët.

Qytetarët vazhdojnë të hyjnë përmes tunelit të dezinfektimit duke mbajtur maska dhe doreza.

Vendi i rikthehet izolimit në fundjavë duke filluar nga ora 13.00 ditën e sotme deri në orën 5.00 të mëngjesit të së hënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!