Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vazhdon beteja me zjarrin në Greqi, rrezikohet shpërthimi i vatrave të reja në Keratea

schedule21:09 - 16 Gusht, 2021

schedule 21:09 - 16 Gusht, 2021

Një tjetër natë e vështirë pritet të jetë për shërbimet zjarrfikëse në Vilia dhe Keratea për shkak të zjarreve që kanë përfshirë Greqinë.

Lexo edhe: Zjarri pranë banesave në disa zonë në Greqi, zjarrfikësit në luftë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar

Tashmë ndërhyrjet vijojnë në toka, ndërsa edhe banorë të zonës iu janë bashkuar forcave të shërbimeve zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara.



Zjarret gjithashtu vijojnë të djegin sipërfaqe toke edhe në Atikë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata në Vilia mbetet mjaft e vështirë, ndërsa autoritetet dhanë urdhër për evakuimin e qytetarëve në Venizë.

Presidenti i Vilias, Costaas Makrynoris deklaroi se flakët janë 2 km larg nga Vilia, ndërsa kërkoi përforcim të zjarrfikësve.

Beteja më e madhe mbetet për Parkun Kombëtar, pasi autoritetet synojnë të shmangin përhapjen e zjarrit në këtë zonë, e cila mund të rezultonte shkatërruese./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!