Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri pranë banesave në disa zonë në Greqi, zjarrfikësit në luftë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar

schedule15:42 - 16 Gusht, 2021

schedule 15:42 - 16 Gusht, 2021

Situata e zjarreve në Greqi vijon të mbetet shqetësuese. Që prej mëngjesit të sotëm në Keratea, zjarrfikësit janë në luftë me flakët, pasi zjarri është afruar në banesat e shtëpive.

Gjithashtu erërat e forta ndihmojnë në përhapjen e zjarrit me shpejtësi.

Si pasojë e situatës së vështirë është dhënë urdhër për evakuim të banorëve në Markati, Synterina, Dimolaki dhe Agios Konstantinos.



Nga ana tjetër kryebashkiaku i Saronikos, Petros Filippou është shprehur i shqetësuar, ndërsa theksoi se shërbimet zjarrfikëse duhet të parandalojnë përhapjen e zjarrit drejt Parkut Kombëtar.

“Zjarri ka djegur një luginë të madhe dhe po lëviz në drejtim të veriut. Situata do të jetë shumë problematike nëse flakët arrijnë në Parkun Kombëtar dhe këtë në duhet të shmangim”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!