Protestat kundër masave anti-covid vazhdojnë në Zelandën e Re, për të tretën ditë radhazi. Rreth 50 persona janë arrestuar pas përplasjeve të shumta mes protestueseve dhe policisë.
Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë tubimin dhe kampin e improvizuar që ishte ngritur pranë parlamentit. Protesta filloi të martën, në vazhdën e protestave të kamionistëve kanadezë që filloi në janar, kundër vaksinimit të detyrueshëm të Covid-19.
Në Zelandën e Re, qindra kamionë bllokuan distriktin Wellington të Parlamentit të martën. Shumica e automjeteve u larguan pas 24 orësh. Zelanda e Re e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personelin shëndetësor, ligjzbatues dhe arsimor.
Sipas kryeministres Jacinda Ardern, 96% e Zelandës së Re është vaksinuar kundër Covid.
/abcnews.al