Vazhdojnë luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës, 3 të vdekur përfshirë një 6 vjeçar

schedule08:50 - 13 Qershor, 2022

schedule 08:50 - 13 Qershor, 2022

Tre persona u vranë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, duke përfshirë një djalë gjashtë vjeçar.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai, shkruan skynews.

Ai tha gjithashtu se një person tjetër u plagos gjatë sulmeve. Haidai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin e afërt të Severodonetsk  dhe kanë zmbrapsur ushtrinë ukrainase “për shkak të një avantazhi të rëndësishëm në artileri”.

“Forcat ruse goditën impiantin e ujërave të zeza të Severodonetsk, fabrika e Azot u sulmua tre herë, ndërsa njerëzit janë ende të bllokuar në strehimoret e bombave,” tha Haidai.

Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, duke përfshirë rreth 40 fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!