Várhelyi mbështet “Ballkanin e Hapur”, thirrje 3 shteteve të tjera të bashkohen: Nismat e tjera po ecin ngadalë, vazhdoni me çfarë keni nisur

schedule10:10 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 10:10 - 21 Dhjetor, 2021

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Olivér Várhelyi mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë.

Ishte kryeministri Rama që kërkoi nga Várhelyi konfirmimin nëse BE e mbështet nismën, dhe komisioneri shprehu përkrahjen pa hezitim.

Lexo edhe: Vuçiç përshëndet nga Tirana, Rama batuta me Várhelyin: Miku im tani je i “shkrirë”

Nga Samiti i Tiranës ku ishte pjesë online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve.

Unë jam nga Hungaria dhe kjo më jep një nivel më të afërt të kuptimit si mund të ndihmojmë Ballkanin nga BE për t’u rritur sa më shpejt. Për të qenë i ndershëm kam qenë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi që fillimisht u quajt në fillim “mini shengen”, më pas u përpoqëm brenda “Procesit të Berlinit” dhe krijuam tregun e përbashkët rajonal.

Por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon kjo nismë u la mënjanë. Dhe e ndërkohë e konsideroj këtë nismë të Ballkanit të Hapur si një pasardhëse apo zëdhënëse derisa të gjithë të jenë të gjithë rreth tryezës.

Ju vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon që të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë dhe shoqërisë. Rajoni kërkon që të jetë bashkë, sikur jemi ne në BE. Admiroj edhe faktin edhe sa e ndjeni këtë nismë. Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani.

Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik.

Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë se rajoni mund të përçojë se jo vetëm se është gati për bashkëpunim rajonal por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur. I ftoj tre partnerët e tjerë t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal.

Përmes tregut të përbashkët rajonal Ballkani mund të shtojë 1/3 rritje të PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto) ekzistuese” tha ai.

Lexo edhe: FOTO/ Thyhet gota në Ballkanin e Hapur, Rama: Syri i keq e ka të pamundur të marrë veten

Komisioneri nuk e shprehu keqardhjen për dështimin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Nuk e fsheh keqardhjen që nuk e kemi mbajtur konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duhet t’i mbajmë shumë shpejt” tha ai.

Lexo edhe: Zaev: Open Balkan rruga drejt integrimit, ta lëmë pas të shkuarën tonë të trazuar

Marrëveshjet që u firmosën në Tiranë;

  • Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja janë tre vendet e rajonit që nuk i janë bashkëngjitur nismës së “Open Ballkan”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!