Fundjava duket se ka sjellë dyndje pushuesish drejt bregdetit.
Qytetarët kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar vapën e këtyre ditëve.
Gazetari Elton Nika raporton se këtë të shtunë për shkak të fluksit të turistëve janë krijuar radhë në rrugët e Vlorës.
Më shumë trafik është shënuar në zonën e ujit të ftohtë.
Ndërkohë në plazhe është rritur ndjeshëm numri i pushuesve.
Fluks të lartë pushuesish këtë të shtunë kishte dhe në plazhet e Durrësit./abcnews.al