Valter Memisha: Kultura e të shprehurit me gjuhën standarde në nivel shtetëror dhe shkollor ka rënë

schedule17:15 - 25 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 25 Shkurt, 2020

Gjuha shqipe i ka dritat e ndezura, nga keqpërdorimi i saj në nivel shtetëror dhe shkollor, sipas drejtorit të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Valtet Memisha. Kjo pasi  kultura e të shprehurit me gjuhë standarde  në nivel shtetëror dhe shkollor është shumë i ulët.

Kultura e të shprehurt në shqipe standarte në nivel shtetëror ka rënë, në nivel shkollor ka rënë, në nivel publicist ka rënë. Që nga ligjërimet e pushtetarëve në Parlament, ministrave deri te ligjërimet në shkollë”, shprehet ai.

Valter Memisha, thotë se projektligji i nisur që në vitin 2002 për mbrojtjen e  gjuhës standarte me ligj duhet të hyjë në fuqi.

Që ne të kemi mirëfunksionim të shqipes, që ne të kemi shtrirje të standartit’, thotë ai.

Memisha thotë se kjo gjuhë e rëndësishme e familjes indo-evropiane, fatmirësisht ka ruajtur strukturën sintaksore të paprekur, por kërcënimi më madh i vjen, sipas tij, nga fjalët e huaja.

Shqipja është 1500 vjeçare. Ka filluar procesi i krijimit të shqipes në shek. e IV deri në shekullin e VI-VII. Sot kanë hyrë shumë fjalë të huaja, pavarësisht se shqipja ka një fuqi të jashtëzakonshme krijuese, mjafton ti referohemi fillimit të shekullit XX se si ka ardhur letërsia latine, romake nga përkthyesi Koliqi. Të shohim sesi ka ardhur letërsia botëriore nga Fan Noli në kohën kur nuk kishim as gramatikë, as fjalor”, shprehet Memisha.

Gjuhëtari është i mendimit se edhe lëtërsia e këtij shekulli, nuk e ka pasuruar gjuhën, siç ka ndodhur në shekullin XX.

“Kur lexon një vepër sot janë shumë të rralla, një vepër që të kënaq figurshmëria, perceptimi”, thotë gjuhëtari.

Ndërkohë ka filluar rifunksionimi i Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe mes Shqipërisë dhe  Kosovës, i cili sipas  Memishës lindi si zëvendësim i ligjit për gjuhën, për shkaqe politike.

Nuk është miratuar ligji, ka qendruar në sirtar për arsye politike”, shprehet ai.

Kryesuesi i Këshillit Ndërakademik për gjuhën, Valter Memisha, thotë se  gjuhëtarët kanë patur tri pikëpamje më herët.

Po cili është roli i këtij Këshilli?

“Këshilli Ndërakademik nuk ka fuqi vendimarrëse, pra vështron, përgjithëson, orienton dhe jep mendim se c’duhet të bëhet për këto dukuri”, deklaron gjuhëtari.

Mbledhja e parë pritet të mbahet në mes të muajit mars, e ku do të miratohet marrja e vendimit për botimin e punës 15 vjeçare e Këshillit Ndërakademik. /abcnews.al