Ka nisur në Lezhë vaksinimi i stafeve që punojnë në sektorin e hoteleri-turizmit. Gazetari Gjergj Figuri raporton se duke qenë se sezoni turistik nuk ka nisur ende, numri i atyre që do të vaksinohen mbetet ende i paqartë.
Si fillim po vaksinohen punonjësit e bizneseve që operojnë gjatë 12 muajve dhe që kryesisht kanë një numër të lartë klientësh. Gazetari Figuri raporton se qe nga nisja e procesit të dielën, janë vaksinuar të paktën 100 punonjës.
Ndërsa, sa i përket punonjësve sezonalë, ata do duhet që të jenë të regjistruar dhe t’u paguhen kontributet që të kenë mundësi të vaksinohen. Vaksinimi i stafeve të hoteleri-turizmit po vijon që prej të dielës edhe në Vlorë me vaksinën kineze Sinovac. sb/abcnews.al/