“Vaksinim edhe tek fëmijët +12 vjeç”, Manastirliu nga Shkodra: Të gatshëm për dozën e tretë kundër covid

schedule11:04 - 21 Tetor, 2021

schedule 11:04 - 21 Tetor, 2021

Ministrja Ogerta Manastirliu këtë të enjte në kuadër të muajit rozë ka qenë në Shkodër ku ka komentuar dhe situatën pandemike në vendin tonë.

Manastirliu në fjalën e saj ka bërë me dije se qëllimi i tyre i vetëm është vaksinimi masiv i popullatës për të qenë të mbrojtur nga çdo përhapje e mundshme e Cvoid.

Nga Shkodra ajo është shprehur se pritet që Komiteti Teknik i Vaksinimit të shpallë dhe vendimin për një dozë përforcuese për një kategori të caktuar qytetarësh dhe fillimin e vaksinimit për grupmoshën + 16 vjeç dhe fëmijët 12 vjeç që vuajnë nga sëmundje.

Ne kemi kaluar tashmë nga fushata e sensibilizimit në një fushatë vaksinimi program për vaksinimin e shqiptarëve. Në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2 milionë e 300 mijë doza vaksinash dhe siç e dini ne po vijojmë në të gjithë vendin përmes rrjetit tonë kapilar dhe pikave të vaksinimit të përqendruar dhe në universitetet e vendit për të krijuar një akses sa më të qartë të vaksinimit. Vaksinimi është një sfidë mbarë globale dhe patjetër është një sfidë dhe për ne, ndaj kërkohet që të kemi sa më shumë përgjegjësi individuale dhe qytetarë për një mbulim sa më të gjerë vaksinal. Është e vërtetë është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar fundjavën e shkuar vendosjen e në protokolle dhe të dozës së tretë dhe kanë rekomanduar edhe uljen e fashës për vaksinim, + 16 vjeç dhe kanë rekomanduar vaksinimin për fëmijët + 12 vjeç për personat që kanë probleme shëndetësore.

Vaksinimi është arma e vetme që ne kemi për tu mbrojtur nga Covid 19 dhe ajo që shohim nga infektivi është se rastet e shtruara janë 955 të pavaksinuar. Të gjithë duhet të dëgjojnë zërin e shkencës dhe të ekspertëve, ne sot kemi një mesatare rreth 6 mijë vaksina, ndaj duhet një ndërgjegjësim i të gjithëve dhe me ndihmën tuaj për të dalë derë më derë. Kjo është luftë e shëndetësisë dhe ajo që na takon të gjithëve si qytetar që të shtyjmë të gjithë që të bëjnë dozën e vaksinës anti Covid”, ka thënë ministrja.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmve të tyre.

Sipas Manastirliut qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura në çdo universitet për të shmangur problematikën dhe vonesën që mund të kenë studentët për tu vaksinuar.

Ajo u ka bërë apel të rinjve që të vaksinohen, pasi arma e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi.

Duke filluar nga dita e nesërme ne do të shpërndajmë vaksinat e gripit në fillim për stafin mjekësor dhe më pas për të gjithë tragetin e caktuar. Sa i përket universiteteve ne jemi ne dispozicion me stafe tona mjekësore duke bërë që studentët ta kenë mundësinë që të vaksinohen sa më shpejt dhe lehtë. Ajo që është e rëndësishme që të mos rrezikojmë jetën e tjetrit, ato që janë të vaksinuar nuk mund t’ju rrezikohet jeta dhe duhet të jenë të sigurt njëlloj si ato që janë të pavaksinuar. Për të hyrë në universitet ka një rregull ku duhet të çosh kartën e vaksinimit por kjo mbetet dhe në dorën e autoriteteve që është një luftë që bëhet me vullnetin e të gjithëve. Qëllimi themelor i kësaj fushate është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe të rinjve tanë, të cilët duhet ta kenë këtë armë për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Ne këtë e kemi sfidë dhe këtë do e adresojmë në çdo universitet, u jemi përgjigjur thirrjes së rektorëve për ti mbajtur qendrat e vaksinimit hapur në çdo institucion shëndetësor. Skenari është ndërgjegjësim, informim dhe sensibilizim për mbrojtjen e shëndetit.

Të gjithë vaksinat që qarkullojnë në Shqipëri janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare si EMA  he organizata Botërore e Shëndetësisë. Është përgjegjësi e Shëndetit publik për të kontrolluar zinxhirin e vaksinave. Unë garantoj se vaksinat janë të certifikuara dhe të njohura nga OBSH dhe dje ka qenë një lajm nga qeveria amerikane, që lejojnë që me 8 nëntor do të futen të gjithë qytetarët që janë të vaksinuar me dy doza nga vaksinat e njohura nga kompanitë ndërkombëtare të ndërgjegjshme”, ka thënë Manastirliu. /abcnews.al