Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksinat Covid, si është progresi në botë?

schedule08:54 - 9 Mars, 2021

schedule 08:54 - 9 Mars, 2021

Janë administruar më shumë se 300 milion doza të vaksinave të koronavirusit, në më shumë se 100 vende të botës.

Sidoqoftë, ka ndryshime të mëdha në ritmin e progresit, në vende të ndryshme të botës.

Disa vende kanë siguruar dhe dërguar doza në një pjesë të madhe të popullsisë së tyre, por shumë më tepër ende janë duke pritur që dërgesat e tyre të para të mbërrijnë.

Kush po merr vaksina?

Me një qëllim për t’i dhënë doza pothuajse çdo të rrituri në botë, ky është programi i shkallës më të madhe të vaksinimit në histori.

SHBA dhe Kina kanë administruar numrin më të lartë të dozave, përkatësisht 90 milion dhe 52 milion.

Mbretëria e Bashkuar renditet e treta, me më shumë se 23 milion.

Por ndërsa pothuajse e gjithë Europa dhe Amerika kanë filluar fushatat e vaksinimit, ndërsa në Afrikë vetëm një pjesë e vogël ka filluar fushatën e vaksinimit.

Shumë vende të varfëri po mbështeten në dërgesat nga Covax, një skemë ndërkombëtare e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cila po përpiqet të sigurojë që të gjithë në botë të kenë akses në një vaksinë Covid.

Gana u bë vendi i parë që mori vaksinat përmes këtij programi në 24 shkurt.

Covax planifikon të japë rreth dy miliardë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të vitit, por shumë vaksina kërkohen në dy doza për person./e.b-abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!