Një kompani amerikane e bioteknologjisë ka njoftuar se ka nisur stadin e fundit të zhvillimit të vaksinës potenciale për koronavirusin.
Vaksina e Moderna-s me bazë ARN-në do t’i jepet tashmë rreth 30,000 të rriturve të cilët nuk kanë asnjë sëmundje respiratore të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Testet e radhës, mbajnë emrin COVE, dhe janë të parët që implementohen nën Operacionin qeveritar “Warp Speed”që ka për qëllim të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e terapeutikëve dhe vaksinave për Covid-19.
Qeveria amerikane po mbështet projektin e vaksinave Moderna me gati një miliard dollarë dhe e ka zgjedhur atë si një nga të parat që niste testet klinike në njerëz, në shkallë të gjerë.
Qëllimi kryesor i studimit do të jetë parandalimi i sëmundjes simptomatike Covid-19, tha ndërmarrja. /abcnews.al/

