Vakanca në KLP, hapet gara për zëvendësimin e Osmanit dhe Canit

schedule12:30 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:30 - 23 Dhjetor, 2020

Këtë të mërkurë bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për dy vendet vakante në këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se thirrja për aplikimin e vendeve vakante do të jetë e vlefshme deri me datë 31 dhjetor dhe pjesë e saj duhet të jenë prokurorët.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ende nuk e publikuar në faqen e saj thirrjen për prokurorët.

Ndërkohë bëhet me dije se vakancat në KLP u krijuan pas shkarkimit nga vettingu të Gentian Osmanit dhe Besnik Canit./abcnews.al