Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vajza greke që vrau shqiptarin ishte liruar nga gjykata disa orë para krimit

schedule11:38 - 12 Nëntor, 2017

schedule 11:38 - 12 Nëntor, 2017

Gjykata e Kretës ka vendosur arrest me burg për 26-vjeçaren greke që një ditë më parë vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar Valton Loka.

Para trupit gjykues, vajza greke tha: “Më vjen keq, nuk doja, nuk jam vrasëse”.

35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 26-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.



Ndërkohë, mediat lokale thonë se bashkëshortja e viktimës dhe familjarët e tyre do të nisen sot drejt Shqipërisë për funeralin e të ndjerit. Viktima ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij ka kërkuar mbështetje financiare për shpenzimet e funeralit.
Nga ana tjetër, mediat greke kanë publikuar informacione të tjera lidhur me 26-vjeçaren që kreu krimin.

Ajo ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 26-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqënëse është përdoruese droge. Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.
Në orët e para të së shtunës, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi. Gjatë mëngjesit, ajo doli para makinës së shqiptarit duke i kërkuar ndihmë. Valton Loka u ofrua ta ndihmonte dhe doli nga makina, por në këtë moment 26-vjeçarja e goditi me thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!