Rrëfehet vajza e Feim Ibrahimit: Babi nuk donte që të bëhesha artiste, nuk më thoshte kurrë je e shkëlqyer

schedule12:04 - 22 Shkurt, 2023

schedule 12:04 - 22 Shkurt, 2023

Etrita Ibrahimi është vajza e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi. Ajo ka zgjedhur që njëjtë si i ati të vazhdojë rrugën e muzikës. E ftuar në “Pas Mesnate”, Etrita ka rrëfyer se është ushyer me muzikë që në barkun e të ëmës. Ajo zbuloi që babai nuk ka dashur që ajo të behët pianiste, por ishte mësuesja e saj dhe nëna që këmbëngulën që të vazhdonte.

Etrita thekson që Feimi ka qenë një natyrë shumë kërkuese dhe asnjëherë nuk i kanë që është e shkëlqyer në punë.

“Muzika është jeta ime. Kështu ka qenë që pa lindur, që kur kam qenë në barkun e mamasë sime. Jam edukuar me tinguj muzikor dhe ka qenë një vazhdimësi e natyrshme e jetës sime, studimi i muzikës dhe tashmë jetesa me muzikën. Është vërtetë jeta ime.

Kam qenë 4 vjeç kur kam filluar të studiojë pak piano. Në fakt ideja e babait tim ka qenë të mos bëhesha artiste, por duke qenë se jetoja në një familje artistësh të merrja aq njohuri sa të më bënin të ndihesha mirë, në një ambient artistësh dhe të edukosha në këtë frymë. Më pas ngjarjet rrodhën dhe unë në fakt unë kam qene shumë studioze dhe një fëmijë i përpiktë, që vazhdoj të jem akoma sot. Me shumë studim dhe me shumë punë, arrita rezultate të mira. Kur mbarova shkollën 8-vjeçare, babai donte të më çonte në gjimnaz normalisht, ndërsa mamaja ime dhe mësuesja ime e pianos ndërhynë dhe i thanë që ishte diçka e bukur po të vazhdoja Liceun Artistik sepse isha e talentuar dhe gjithë punën që kisha bërë nuk duhet ta çoja kot.

Në fakt babi nuk më ndiqte shumë sepse nuk kishte shumë nevojë të më ndiqte shumë për studimin. Ama unë sa herë që kisha ndonjë koncert i thërrisja si babin, si mamin, si gjyshen time në studion në shtëpi dhe ata ishin publiku im i parë. Edhe prisja gjithmonë gjykimin e tyre, të babit e tyre sidomos. Ai ishte natyrë shumë kërkuese, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë prej tij fjalën ‘shkëlqyeshëm’. Gjithmonë më thoshte shumë mirë, por ishte kërkues”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!