Uzuni: Duam më të mirën ndaj Prishtinës, jemi gati për këtë sfidë

schedule21:35 - 5 Korrik, 2021

schedule 21:35 - 5 Korrik, 2021

Prishtina luan nesër ndeshjen e raundit të parë eliminator të Champions League në Hungari ndaj Ferencavrosi të Myrto Uzunit. Sulmuesi beratas foli në konferencë për mediet para ndeshjes.

“Mendoj se kemi pasur një periudhë shumë të mirë përgatitore, kemi luajtur ndeshje të mira dhe kemi qenë të suksesshëm. Kemi trajner me mentalitet të fortë që e ka përgatitur ekipin shumë mirë.

Të martën, ne duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, t’u dhurojmëtifozëve tanë një fitore”, u shpreh Uzuni. /abcnews.al