EMRI/ Ushtronte dhunë dhe kanoste me jetë bashkëshorten e fëmijët, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

schedule10:43 - 27 Janar, 2024

schedule 10:43 - 27 Janar, 2024

Teksa nuk kishin kaluar as 24 orë nga arrestimi i 35-vjeçari, Jetnor Zhabolli i cili dhunonte bashkëshorten dhe mbante të izoluar familjen e tij, një tjetër ngjarje kriminale në familje është parandaluar në kryeqytet.

Policia e komisariatit nr.1 në Tiranë, arrestuar 50-vjeçarin Agim Biraçi, i cili mbrëmjen e së premtes dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Me anë të një thike që sipas policisë 50-vjeçari e mbante gjithmonë me vete kishte kanosur bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste.

Ka qenë një qinj i tyre, i cili ka dëgjuar sherrin në familje dhe më pas ka njoftuar policinë. Policia ka shkuar në banesën e 50-vjeçarit duke e arrestuar atë në flagrancë, ku i kanë sekuestruar edhe thikën me të cilën kishte kanosur familjen. Sipas policisë, 50-vjeçari Agim Biraçi prej kohësh ishte agresiv dhe kishte dhunuar vazhdimisht bashkëshorten e tij 45 vjeçare. Kjo e fundit nga frika për fëmijët nuk kishte bërë kallëzim në polici.

Ky është rasti I tretë I parandaluar nga policia e Tiranës, të rasteve të kanosjes në familje në 24 orët e fundit. Të enjten në mbrëmje u arrestuar 35-vjeçari Jetnor Zhabolli i cili kishte izoluar prej disa muajsh në banesë nënën, dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, duke je prerë çdo kontakt me jashtë dhe duke i monitoruar me kamera sigurie. Ndërkohë mëngjesin e të premtes në në afërsi të Laprakës, u arrestuar 66-vjeçari, Gëzim Rizani i cili, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e kishte mbyllur atë në banesë, së bashku me familjarët, duke i kanosur se do t’i vriste me sëpatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!