Ushtria izraelite: Sulmet ajrore goditën mbi 400 objektiva në Gaza

schedule08:51 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 08:51 - 2 Dhjetor, 2023

Ushtria izraelite që nga përfundimi i armëpushimit të përkohshëm, ka sulmuar më shumë se 400 objektiva në Rripin e Gazës.

Sipas deklaratës së IDF-së, forcat ajrore detare dhe tokësore kanë shënjestruar Gazën, duke përfshirë edhe zonat në jug të Rripit të Gazës.

“Aeroplanët luftarakë goditën më shumë se 50 objektiva në një sulm të gjerë në zonën Khan Younis,” thuhet në deklaratë.

Pas urdhrave të Izraelit që njerëzit në Gazën veriore të evakuoheshin në jug, qindra mijëra banorë të Gazës u strehuan në qytetin jugor të Khan Younis, kryesisht në tenda dhe strehimore të improvizuara të siguruara nga OKB-ja.

/abcnews.al/