Ushtria izraelite ka bërë me dije se në Gaza kanë hedhur rreth 6000 bomba.
Në të njëjtën kohë sipas zyrtarëve palestinezë të paktën 1,417 duke përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 6,000 persona janë plagosur nga bombardimet e shumta.
Ndërkohë ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se Zhai po fliste me zv/ministren e Punëve të Jashtme të Palestinës, Amal Jadou, kur të dy diskutuan situatën e fundit Palestinë-Izrael.
“Kina është thellësisht e shqetësuar nga shumë viktima të pafajshme civile të shkaktuara nga përshkallëzimi aktual i konfliktit Palestinë-Izrael. Komuniteti ndërkombëtar duhet të luajë me zell rolin e tij për të promovuar së bashku de-përshkallëzimin e situatës dhe për t’i ofruar popullit palestinez ndihmë humanitare”, tha Zhai./abcnews.al/

